Lajme

Gjini: Shtëpia e Kulturës në Cërmjan është tërësisht e renovuar dhe e pasur me të gjitha pajisjet përcjellëse

09/16/2021 11:00
nga:N M

Kryetar i komunës së Gjakovës Ardian Gjini mbrëmë ka përuar shtëpinë e kulturës në fshatin Cërmjan.

Ai përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar se kjo shtëpi i ka të gjitha paisjet e nevojshme dhe do të shfrytëzohet nga gjithë rajoni i Dushkajës.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë, përuruam një projekt të jashtëzakonshëm për banorët e Cërmjanit dhe gjithë rajonit të Dushkajës!?‍♂️
Tashmë, Shtëpia e Kulturës në Cërmjan është tërësisht e renovuar?dhe e pasur me të gjitha pajisjet përcjellëse.?
Shpresoj që shumë shpejtë, ta tejkalojmë pandeminë, dhe banorët e kësaj ane ta shfrytëzojnë këtë aset, për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kreative dhe të nevojshme për ta. ?