Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se Gryka e Neredimes do të ketë furnizim të bollshëm me ujë të pijshëm me investimin që po bëjnë në rregullimin e kaptazheve dhe vendosjen e njehsorëve, raporton Gazeta Blic.
Aliu ka ndarë pamje nga fillimi i punimeve për rregullimin e kaptazhave të ujit në Jezerc.
Ai ka thënë kjo do të rrisë kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm për mijëra banorë në gjithë fshatrat e Grykës së Neredimes.
Njoftimi i plotë:
Gryka e Neredimes do të ketë furnizim të bollshëm me ujë të pijshëm me investimin që po bëjmë në rregullimin e kaptazheve dhe vendosjen e njehsorëve
Një projekt tejet me rëndësi nisi sot, ai për rregullimin e kaptazhave të ujit në Jezerc, që do të rris kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm për mijëra banorë në gjithë fshatrat e Grykës së Neredimes. Nën kontroll do të vendoset edhe përdorimi i ujit të pijshëm me projektin për vendosjen e njehsorëve të ujit që tashmë kemi filluar.
Ta gëzojnë banorët këtë investim që do të bëj zgjidhje afatgjate për ujin e pijshëm.