Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.
Gjatë 45 minutave të parë u realizua vetëm një gol nga tri këto takime, shkruan GazetaBlic Sport.
Derbi në mes Dritës dhe Ballkanit u karakterizua me një lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat, kështu që pjesa e parë përfundoi me rezultat 0 me 0.
Simonovksi ishte më i rrezikshmi në këtë takim, atje ku dy herë ishte shumë pranë realizimit të golit. Megjithatë, Frashëri i Ballkanit ishte në vendin e duhur.
Me rezultat të ngjajshëm përfundoi edhe pjesa e parë në mes Llapit dhe Malishevës, kurse goli i vetëm u realizua në takimin në mes Feronikelit dhe Dukagjinit.
Skuadra nga Drenasi është në avantazh me rezultat 1 me 0, me golin e shënuar nga Qorri.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/


