Romelu Lukaku edhe njëherë ishte heroi i Chelseat.
Sulmuesi belg shënoi sot ndaj Zenitit në Ligën e Kampionëve, për t’ia siguruar tre pikë ekipit të Tuchel në fitoren 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur për fitoren dhe paraqitjen e skuadrës.
“Jam vërtet i lumtur me fitoren. Sot ishte një paraqitje e mirë. Ne duhet të vazhdojmë të rritemi”, tha fillimisht Lukaku.
Për golin e tij: “Unë dhe Cesar Azpilicueta jemi dakord për lloje të caktuara të lëvizjeve në fushë. Më duhej të gjeja kohën time të duhur, por ishte një top i bukur prej tij. Ne e dinim që do të ishte një lojë e vështirë, por ne e kontrolluam shumë mirë”
Për atë se si do të ishte të fitosh Ligën e Kampionëve me Chelsean: “Sot është ndeshja e parë. Tani ne kemi një lojë të vështirë në fundjavë kundër Tottenham”, përfundoi Lukaku.
/GazetaBlic Sport


