Hetuesit policor të stacionit policor qendra në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, raporton Gazeta Blic.
Kjo është bërë e ditur nga policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.
sipas policisë ata dyshohet për disa raste të vjedhjeve
Personat e arrestuar:
– G. B, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,
– E.G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– H .M mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Këta persona dyshohet të jenë të përfshirë në së paku katër raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës.
Personat arrestuar do të procedohen konform rekomandimit të prokurorit të shtetit, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet.
“Qeveria procedoi 47 projektligje, Kuvendi i miratoi vetëm 6”


