Sporti

Sonte nis edicioni i ri në Ligën e Kampionëve, Ronaldo rikthehet me fanellën e Manchesterit, Barcelona synon hakmarrje ndaj Bayernit

09/14/2021 08:36
nga:Mergim Rreci

Pritjes i erdhi fundi, edicioni i ri i Ligës së Kampionëve fillon sot.

Një edicion fantastik pritet të zhvillohet, me klubet elitare që do të garojnë për trofeun më të madh evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Tetë ndeshje interesante zhvillohen sonte, kurse tetë të tjera do të zhvillohen nesër.

Cristiano Ronaldo rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve me fanellën e Manchester United. Ai shkëlqeu në ndeshjen e fundjavës ndaj Newcastle dhe do të tentojë që të njëjtën gjë ta bëjë edhe sonte ndaj Young Boys.

Kjo ndeshje zhvillohet në ora 18:45, kurse në të njëjtin orar luan edhe ndeshja Sevilla – Salzburgu.

Ndërsa nga ora 21:00 zhvillohet edhe gjashtë ndeshje të tjera, ku spikat dueli mes Barcelonës dhe Bayernit.

Përballjet tjera që luhen janë edhe Chelsea-Zenit, Malmo-Juventus, Villarreal-Atalanta, Dynamo Kyiv-Benfica, Lille-Wolfsburg

Ndeshja në mes Barcelonës dhe Bayernit pritet të jetë një ndeshje fantastike, për më tepër për historinë që kanë krijuar këto klube në përballjet mes tyre. Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 2 me 8 në të mirë të skuadrës gjermane dhe pikërisht sonte do të synohet hakmarrja e madhe nga katalanasit.

/GazetaBlic Sport/