Skuadra e Real Madridit do të luajë ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.
Real Madrid dhe Inter takohen të mërkurën në ‘Guisseppe Meazza”, në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
“Los Blancos” do të kenë pesë mungesa për këtë duel.
Kroos, Marcelo, Bale, Ceballos dhe Mendy nuk janë të gatshëm për sfidën ndaj Interit.
Ndërkohë, Alaba është kthyer dhe do të jetë në dispozicion të Ancelottit për këtë duel.
/GazetaBlic Sport


