Sporti

Busquets flet para ndeshjes me Bayernin: Ne kemi ambicie dhe duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve

09/13/2021 13:03
nga:Lorik J

Skuadra e Barcelonës nesër takohet me Bayern Munich.

Barcelona dhe Bayern Munich luajnë nesër nga ora 21:00 në ‘Camp Nou’, në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka folur në konferencë për media para takimit me Bayernin.

Më poshtë keni deklaratat e tij:

A mund ta fitojë Barcelona Ligën e Kampionëve pa Messin? “Çdo gjë mund të ndodhë në futboll. Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve dhe nuk ishte favorit. Gjëja e rëndësishme është loja kolektive dhe ne e dimë që nuk kemi Leo apo individualitetet e tij. Ne jemi këtu. Të emocionuar dhe jemi të vetëdijshëm për vështirësinë, por ne kemi shumë ambicie dhe duam të fitojmë “.

Busquets për Bayern: “Ne jemi shumë të etur për të filluar një garë emocionuese. Është një grup i vështirë dhe do të ishte e rëndësishme të arrinim një rezultat të mirë në ndeshjen e parë. Bayern dominon të gjitha aspektet e lojës dhe shpresojmë të jemi në nivelin tonë”.

Sistemin i lojës: “Varet pak nga gjithçka, nga rivali ose lojtarët që janë në dispozicion. Nëse jemi më pak të parashikueshëm, atëherë shumë më mirë. Të kesh variante është e mirë.”