Sporti

Gjesti i mrekullueshëm i Harvey Elliot në spital, surprizon një fëmijë duke ia dhuruar fanellën dhe këpucët

09/13/2021 08:32
nga:Lorik J

U lëndua rëndë kundër Leeds të Dielën dhe Harvey Elliott u dërgua në spital për ekzaminimet fillestare.

Në spital, lojtari i Liverpoolit gëzoi një futbollist të ri, i cili gjithashtu u lëndua gjatë një ndeshje amatore, përcjell GazetaBlic Sport.

Është një rastësi që ky futbollist i ri do ta mbajë mend për një kohë të gjatë. Pasi theu krahun në një ndeshje amatore të dielën pasdite, djali ishte rastësisht në spital me, Harvey Elliott, mesfushorin e Liverpoolit. Ky i fundit sapo kishte pësuar një goditje të keqe nga Pascal Struijk gjatë ndeshjes së fituar nga Reds në fushën e Leeds (3-0).

Elliott gëzoi shokun e spitalit, duke i ofruar atij fanellën që kishte veshur gjatë takimit dhe këpucët e tij.

/GazetaBlic Sport