Sporti

Solskjaer: Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në të gjitha ndeshjet

09/13/2021 07:55
nga:Lorik J

Ylli portugez, Crisitano Ronaldo filloi ndeshjen e tij të parë në Premier League, por trajneri i tij tha se do të duhet të jetë i kujdesshëm dhe të mos e ngarkojë shumë 36 vjeçarin.

Ole Gunnar Solskjaer tha se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë çdo ndeshje për Manchester United, përcjell GazetaBlic Sport.

Norvegjezi këmbënguli se do të ketë ndeshje ku Ronaldo nukdo të luajë, pasi duhet ta mbajë 36-vjeçarin të freskët.

“Cristiano kujdeset për veten shumë”, tha trajneri i United.

“Sigurisht që ka një lojë të martën kundër Young Boys. Ne do të shohim se çfarë do të bëjmë. Por jo, nuk është e pamundur që të mos e inkuadrojmë atë. Ai është 36 vjeç, Mason Greenwood është 19, kështu që është e njëjta gjë, unë duhet të menaxhoj minutat e tij, dhe unë gjithashtu duhet të menaxhoj minutat e një 36-vjeçari gjithashtu”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport