Gjilani ka barazuar në shtëpi nga Dukagjini.
Skuadra e Ismet Munishit është ndalur me barazim 0-0 nga Dukagjini në shtëpi, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi i Gjilanit pati disa raste të mira shënimi me anë të lojtarit, Torrasa i cili goditi shtyllën dhe Kelmendi të cilët dështuan të konkretizojnë rastet për Gjilanin.
Në anën tjetër Dukagjini pati raste të mira shënimi me Chibuezen dhe Mulajn.
Në fund të takimit lojtari i Dukagjinit, Bujar Shabani u largua me karton të kuq.
Pas 3 xhirosh Gjilani ka arritur dy barazime dhe një fitore duke grumbulluar 5 pikë në sezonin e ri të Superligës së Kosovës.
/GazetaBlic Sport/


