Lëvizja Vetëvendosje ka një tendencë për shtyerjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Kjo gjë u artikulua ditë më parë edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Idenë e shtyrjes së zgjedhjeve e përforcoi edhe më shumë presidentja Osmani me ftesën drejtuar subjekteve politike në lidhje me këtë çështje.
Por kjo po shihet e rrezikshme dhe e paprecedentë për funskionimin e një shteti demokratik.
Kështu tha për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Arton Demhasaj.
Demhasaj thekson se kjo po ndodh edhe për faktin se LVV-ja po shikon rezultate jo të mira në sondazhe.
“Në bazë të sondazheve që po bëhen nëpër komuna në Kosovë po del që VV-ja nuk ka një rezultat të mirë madje as të përafërt me zgjedhjet e fundit që janë mbajt prandaj kjo ndoshta mund të ejtë edhe një arsye që Vetëvendosjen e ka alarmu edhe po kërkon me çdo kusht arsye për me i shty zgjedhjet. Mendoj se kjo nuk duhet me ndodh edhe nuk duhet në asnjë mënyrë me u pranu me ndodh kjo sepse po të krijohet një precedentë i tillë që partitë politike që ajnë në pushtet kur shohin që nuk ajnë mirë me sondazhe të kenë tendenca me i shty zgjedhjet dhe kjo mund të jetë e rrezikshme për funksionim e demokracisë. Nuk mendoj në asnjë mënyrë se duhet të lejohet shtyrja e zgjedhje dhe aq më pak për arsye të tilla.
Ai tutje thotë se e vetmja gjë që duhet të bëjnë subjektet politike është respektimi me përpikmëri i masave anti Covid.
“Nuk mendoj se duhet të shtyhen zgjedhjet për arsye se ne nuk e dimë nëse pandemia mundet me u ndal. Po të dinim që pas një kohe pandemia mundte me u ndal atëherë kishin pas arsye me i shty zgjedhjet por nuk e dimë se çfarë na pret pas kësaj kohe kur jemi. Ne mund t’i shtyjmë zgjedhjet për në pranverë por në pranverë mund të ketë një valë të tretë virusit që mund të jetë ndoshta edhe më e madhe se kjo që e kemi tani. Prandaj nuk mendoj se është arsye për me i shty zgjedhjet. Ajo çfarë mendoj se duhet të ndodhë është që partitë politike duhet me i respektu të gjitha masat që i përcakton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik qoftë për distancë, mbajtje të maskës, mosgrumbullim të njerzve. Duhet gjithashtu me vazhdu vaksinimi në mënyrë që kur të vjen dita e zgjedhjeve me pas numër më të madh të të vaksinuarve dhe njëkohësisht me respektim të kushteve të paracaktuara zgjedhjet duhet të mbahen”
Edhe analisti, Shemsi Jashari, ndan të njëjtin mendim.
Jashari thotë se zërat për shtyrjen e zgjedhjeve, janë më shumë për qëllime politike sesa për mbrojtjen e shëndetit tē qytetarëve.
Ai potencon se shtyerja e zgjedhjeve do të krijonte një sërë problemesh ligjore.
“Zërat për shtyrjen e zgjedhjeve, janë më shumë për qëllime politike sesa për qëllime të mbrojtjes së shëndetit tē qytetarëve.KQZ si bartëse e procesit duhet të përshtatet me rrethanat e krijuara duke siguruar që procesi tē i organizuar mirë, me një zbatim strikt të masave mbrojtëse për stafin e komisionerëve,vezhguesve dhe stafit mbështetës të angazhuar në procesin zgjedhor të shkurtoj në maksimum fushatën zgjedhore dhe të vendosë kritere që për ditet e fushatës të kufizohet numri i pjesmarrësve në tubime eventuale.Të monitoroj dhe gjobit kandidatët dhe subjektet që nuk respektojnë masat mbrojtëse kundër “Covid 19″ por jo shtyrje të zgjedhjeve”
“Shtyrja e zgjedhjeve do të krijonte një varg problemesh ligjore ngase ligji për zgjedhjet lokale është i qartë se pas përmbushjes së mandatit kryetarët aktual nuk kan legjitimitet për vendimmarrje dhe shpenzim të buxhetit, duke paralizuar komplet administratën çkado të përbënte problem të madh.Nëse kafiterit punojnë me grumbull njerzish, nëse administrata punon me reduktime të stafit pse duhet të shtyhen zgjedhjet?” tha Jashari për “Gazeta Blic”
Zgjedhjet lokale në vendin tonë pritet të mbahen me 17 tetor dhe vijnë gati një vit pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në vend.
/Gazeta Blic/
Ftesa e Osmanit për takimin e së hënes- Deklarohen nga LDK dhe AAK, hesht PDK-ja !


