Ronaldo është bërë lajmi kryesor i sportit i kohëve të fundit.
Ylli portugez kompletoi rikthimin e tij të bujshëm te skuadra e Manchester United, vetëm pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar veror, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas rikthimit të tij, Ronaldo u shpreh se në United është kthyer për të fituar trofe sërish.
Ish lojtari i Liverpoolit, Jose Enrique, u tall keq me United dhe Ronaldon duke iu përgjigjur atij se Manchester United nuk fiton trofe më.
/GazetaBlic Sport/


