Sporti

Riyad Mahrez gjobitet nga policia, i konfiskohet patentë shoferi

09/10/2021 13:04
nga:Mergim Rreci

Riyad Mahrez u kap me shpejtësi duke vozitur me automjetin e tij.

Atij iu dha nj gjobë prej gati 3,000 euro dhe ndalim i vozitjes për 56 ditë, përcjell GazetaBlic Sport.

Masat e vendosura tani për anësorin 30-vjeçar algjerian janë për faktin se ai u konsiderua një shkelës i përsëritur i veprimit të tillë, pasi Mahrez gjithashtu u kap me shpejtësi nëntorin e kaluar.