Myrto Uzuni është njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm momentalisht tek kombëtarja e Shqipërisë.
Uzuni po kalon në formë fantastike dhe vazhdon të jetë ‘pika e fortë’ e kombëtares kuq e zi, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai dha kontribut të madh në dy fitoret shumë të rëndësishme që mori Shqipëria ndaj Hungarisë dhe San Marinos, atje ku gjeti edhe rrugën e golit.
Në një intervistë ekskluzive për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se është shumë i lumtur për formën e tij momentale si dhe për sukseset me kombëtaren e Shqipërisë.
“Jam në formën time më të mirë të karrierës. Jam shumë i lumtur pasi puna më ka bërë ky që jam. Duke punuar çdo ditë e duke i thënë vetës që të bëhem më i mirë se dje, tani puna ime po shpërblehet. Jam i gëzuar për kombetaren pasi po arrijmë rezultate pozitive, kemi ndeshje të veshtira duhet ta tregojm në fushë dëshirën e madhe për fitore që kemi kur veshim këtë fanellë“, tha Uzuni fillimisht për GazetaBlic Sport.

Më pas ai foli për planet e tij indiviuale për të ardhmen, ku tha se qëllimi i tij është që të shkëlqejë edhe këtë edicion me Ferencvaros dhe më pastaj të shqyrtojë ofertat.
“Planet e mia janë të qarta ,jam i fokusuar në Ferencvaros dhe dua të shënojë sa më shumë gola këtu. Kam ndeshje Europa League këtë vit deri ne dhjetor, dua të shënojë sa më shumë dhe normalisht ofertat nga klubet e tjera nuk do të mungojnë”, përfundoi Uzuni me deklaratën e tij.
Kujtjojmë që ai momentalisht është futbollisti i dytë me vlerën më të madhe tek skuadra e Ferencvaros.
/GazetaBlic Sport/


