Sporti

Kupa e Botës çdo dy vjet, Ronaldo Nazario: Nëse pyesni Messin dhe Ronaldon, ata pajtohen, duan më shumë mundësi për të fituar

09/09/2021 16:19
nga:E K

Kohëve të fundit është propozuar plani që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vjet.

Ideatori i këtij plani që po shtyhet nga UEFA është ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky propozim i FIFA-s ka ngjallur reagime të shumta te njohësit e futbollit dhe lojtarët të cilët e kundërshtuan këtë ide për shkak të numrit të madh të lojëve që duhet të zhvillohen.

Për këtë çështje ka folur edhe braziliani, Ronaldo Nazario. Ai tha se është një ide e mirë që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vjet.

“Ne të gjithë jemi dakord me orarin e propozuar. Një Kupë Bote çdo dy vjet është një ide e mrekullueshme”, tha fillimisht Ronaldo.

“Nëse pyesni Messin dhe Cristiano Ronaldon, ata do të thonë se duan më shumë mundësi për të fituar Kupën e Botës”, vazhdoi ai.

“Bota ka ndryshuar edhe futbolli duhet të ndryshojë”, ka përfunduar braziliani.

/GazetaBlic Sport/