Federata Japoneze ka konfirmuar se Kupa e Botës për Klube nuk do të mbahet në vendin e tyre për shkak të betejës së vazhdueshme kundër COVID-19.
Në një deklaratë të shkurtër, JFA konfirmoi lajmin se FIFA do të bëjë një njoftim për vendin e ri mikpritës në kohën e duhur, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kupa e Botës për Klube nuk do të organizohet në Japoni në dhjetor të vitit 2021 si rezultat i diskutimeve me FIFA dhe Federatës së Futbollit të Japonisë (JFA) në lidhje me gjendjen e infeksioneve me koronavirusin e ri dhe kushtet aktuale për organizimin e turneut.”
/GazetaBlic Sport


