Sporti

Nuk bëri asnjë zëvendësim, Challandes: Isha i kënaqur me lojtarët në fushë

09/08/2021 22:50
nga:Lorik J

Spanja ka shënuar fitore ndaj Kosovës me rezultatin 0:2.

Kombëtarja mysafire ka triumfuar në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin 0:2, me golat e Pablo Fornals dhe Ferran Torres, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Challandes tha se është krenar me këtë skuadër dhe paraqitjen e lojtarëve sonte.

“Mund te them urime për skuadren, për përforancën shumë të mirë së bashku, taktikisht ishte shumë e vështirë, ekipi tentoi të shënonte, në përgjithesi ishte një paraqitje e mirë. Fatkeqësisht nuk shënuam në rastet 1 me 1, por ky është futbolli. Ne jemi duke luajtur mirë. Lojtarët kanë bërë një punë shumë, shumë të mirë. Duhet të jemi krenar me këtë ekip”, tha fillimisht Challandes për Super Sport Kosova.

“Jo shumë skuadra krijojnë tri apo katër shanse ndaj Spanjës, ne kemi luajtur futboll, nuk kishim frikë. ”

“Isha i lumtur me lojtarët që ishin në fushë dhe këtë herë nuk kemi pasur shumë lojtarë të sulmit, isha i lumtur me sulmin dhe mesfushën, nuk doja zëvendesime”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport