Spanja ka shënuar fitore ndaj Kosovës me rezultatin 0:2.
Kombëtarja mysafire ka triumfuar në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin 0:2, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar, Pablo Fornals pas 33 minutave lojë.
Kosova tentoi të barazoj rezultatin në këtë duel gjatë tërë ndeshjes, por lojtarët ishin shumë të pasigurt para portës.
Milot Rashica dhe Vedat Muriqi ishin shumë të pasaktë në rastet e tyre. Rashica kishte dy mundësi të arta, por nuk goditi në portë, kurse Muriqi i vetëm me portierin nuk gjeti cakun.
Rashani në pjesën e parë, poashtu me një goditje të fuqishme nga distanca ishte i pasaktë – kurse goditja e Loshajt nga gjysma e fushës u prit nga Unai Simon.
E kur nuk shënon, atëherë pëson. Ferran Torres krejt në fund shënoi për 0:2.
Spanja ndodhet në vendin e parë me 13 pikë, kurse Kosova në vendin e katërt me 4 pikë.
/GazetaBlic Sport


