Sonte ballafaqohen Italia dhe Lituania.
Kombëtarja e Italisë synon të rikthehet te rezultatet pozitive sonte përballë Lituanisë me ndeshjen që luhet nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.
Italianët nuk kanë arritur të marrin më shumë se një barazim në dy ndeshjet e fundit ndaj Bullgarisë dhe Zvicrës.
‘Azzurët’ dëshirojnë të ruajnë pozitën e parë në grup dhe nuk pritet ta kenë të vështirë ndaj Lituanisë që gjendet e fundit në grup pa asnjë pikë të grumbulluar.
Formacioni i Italisë: Donnarumma, Di Lorenzo, Acerbi, Bastoni, Biraghi, Pessina, Jorginho, Cristante, Bernardeschi, Raspadori, Kean
Formacioni i Lituanisë: Setkus, Lasickas, Klimavicius, Utkus, Slavkickas, Dapkus, Slivka, Kazlauskas, Verbickas, Novikovas, Dubickas.


