Sporti

Kafshë të ngordhura, e mbeturina pa fund, gjendja afër stadiumit “Fadil Vokrri” është SKANDALOZE

09/08/2021 18:34
nga:Lorik J

Sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022.

Megjithatë, gjendja para stadiumit “Fadil Vokrrit” është thjesht në gjendje të mjerueshme dhe skandaloze, shkruan GazetaBlic Sport.

Në afërsi të stadiumit shihen mbeturina të shumta, madje edhe kafshë të ngordhura…

Asnjë institucion, as Federata e Futbollit e Kosovës, as Komuna e Prishtinës dhe asnjë institucion tjetër nuk e ka marrë mundin që ta pastrojnë zonën afër stadiumit.