Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, ka dhënë një intervistë për mediumin spanjoll ‘El Pais’.
Vokrri ka shpjeguar në detaje karrierën dhe jetën e babait të tij, Fadilit, përcjell GazetaBlic Sport.
Puna e madhe deri tek ndërkombëtarizimi i futbollit kosovar si dhe sfidat e përgjithshme të tij u cekën në një intervistë të gjatë.
“Pas ditës së shpalljes së pavarësisë, ai ka qenë momenti më i rëndësishëm për vendin tonë të ri. Babai im punoi shumë për të. Futbolli ishte jeta e tij dhe ai donte të promovonte vendin, të bënte një projekt për të rinjtë në mënyrë që ata të shpëtonin familjet e tyre ”, tha fillimisht Gramozi për ‘El Pais’.
Më pas ai tha se është i lumtur që Spanja luan në një stadium që ka emrin e babait të tij, si dhe se është një ëndërr që i bën edhe të gjithë kosovarët të lumtur.
“Për një ekip si Spanja, me të gjithë yjet e saj, të luaj në stadiumin tonë është një ëndërr që i bën të gjithë kosovarët të lumtur,” vazhdoi Vokrri më tutje.
Këtu mund ta lexoni intervistën e tij të plotë – LINK
/GazetaBlic Sport/


