Lajme

Qeveria Kurti merr disa vendime për sektorin e Shëndetësisë

09/08/2021 10:47
nga:Gazeta Blic

Qeveria e Kosovës ka miratuar plotësim ndryshimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësorë, për Shëndetësi, për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se miratimi i këtyre projektligjeve do të krijojë siguri juridike për mbrojtjen e shëndetit.

Ministria e Shëndetësisë bazuar në programin legjislativ, për vitin 2021 ka paraparë edhe hartimin e 15 projektligjeve për plotësim ndryshimin e ligjeve në sektorin e shëndetësisë. Projektligjet në sektorin e shëndetësisë kanë për qëllim harmonizimin e dispozitave ligjore. Miratimi i projektligjeve do të krijojë siguri juridike për mbrojtjen e shëndetit”.