Sporti

Griezmann në mesin e tre golashënuesve më të mirë në histori të Francës

09/07/2021 23:20
nga:Lorik J

Realizoi dy gola në ndeshjen Francë-Finlandë dhe barazoi një rekord të madh.

Antoine Griezmann, i cili shënoi dy herë kapi shifrën e 41 golave me Francën, duke barazuar legjendën, Michel Platini, përcjell GazetaBlic Sport.

Me 41 gola për ekipin francez, Antoine Griezmann është i treti në mesin e golashënuesve më të mirë francezë, pas Thierry Henry (51) dhe Olivier Giroud (46).

David Trezeguet është i pesti në këtë renditje, me 34 gola, tre më shumë se Zinedine Zidane.

Më 1 qershor 2014, Griezmann shënoi golin e tij të parë me Blues.

/GazetaBlic Sport