Sporti

Berat Gjimshiti në formacionin më të mirë të xhiros së kaluar në kualifikimet për “Katar 2022”

09/06/2021 14:33
nga:E K

Shqipëria mori një rezultat të madh në xhiron e kaluar ndaj Hungarisë duke fituar me rezultat 1-0.

Golin e fitores e shënoi sulmuesi i talentuar, Armando Broja në minutat e fundit të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti pati një paraqitje të shkëlqyer në këtë takim.

Ai u vlerësua lartë nga faqja e vlerësimeve “SofaScore“.

Madje faqja e njohur që merret me vlerësimet e lojtarëve e ka inkuadruar shqiptarin në formacionin më të mirë të xhiros që kaloi.

Berat Gjimshiti u vlerësua me notën 7.9 nga SofaScore.

/GazetaBlic Sport/