Sporti

“Sam Allardyce do të bënte më mirë tek Arsenali sesa Arteta”

09/06/2021 10:36
nga:E K

Presioni po rritet mbi trajnerin e Topçinjve, Mikel Arteta pas tri humbjeve në edicionin e ri të Premier League.

Trajnerin e Arsenalit po e kritikojnë fansat dhe analistë të futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish lojtari i Chelseas, Tony Cascarino ka thënë se edhe Sam Allardyce do kishte bërë më mirë në Arsenal se Arteta.

Nëse shikoni se çfarë i bëri West Brom – e di që ata ranë, por ai sigurisht i bëri ata shumë më mirë në mbrojtje”, tha Cascarino për talkSPORT.

“Ai do ta bënte Arsenalin më të mirë.

“Unë e di që disa tifozë të Arsenalit nuk e marrin për bazë këtë, ata duan që ekipet e tyre të kenë aftësi, por unë mendoj se Sam padyshim që do të bënte një punë më të mirë sesa Arteta po bën në këtë moment”, ka përfunduar ish lojtari i Premier Ligës që kishte luajtur me skuadrat e Chelseas dhe Aston Villas.

/GazetaBlic Sport/