Sporti

Asitoi tek goli i barazimit, Florent Hadërgjonaj pas ndeshjes: Merituam tri pikët

09/05/2021 23:28
nga:L J

Florent Hadërgjonaj është i bindur se skuadra e Kosovës meritoi tri pikët.

Lojtari ka thënë se skuadra luajti më mirë dhe Greqia shënoi me rastin e vetëm të krijuar, dhe dukej si ëndërr.

“Normalisht, sidomos që ishte hera e parë pas një kohe që kishte tifozë. U ndje atmosfera menjëherë, kur u bëmë 1:1 ishte e veçantë. Na kanë mungu tepër, nuk ishin shumë, por edhe në shtëpi, ishte e veçantë. Besoj që e merituam këtë barazim të merrnim një pikë”, tha Hadërgjonaj.

“Besoj që loja ka qenë, edhe pjesën e parë nuk kujtoj Greqinë të kishte një shans, as në pjesën e dytë. Dukej sikur ëndërr kur shënuan. Shkuam në pauzë, i thamë njëri tjetrit se kjo ndodh, por e dinim se mundemi dhe duhemi të bëjmë më shumë. Nuk iu kemi lënë grekëve shanse. Ishte loja më e mirë ndaj tyre. Merituam edhe tri pikët, por meqë barazuam në fund, e merituam”, përfundoi ai.