Zotëriu i parë i Kosovës, Prindon Sadriu po merr pjesë në ndeshjen Kosovë-Greqi, së bashku më presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Por ajo çka bie në sy janë rrobat e Sadriut, që ka zgjedhur pantallonat e ushtrisë në këtë përballje.
Përveç tyre pjesë në këtë ndeshje po merr edhe kryeministri Albin Kurti, i cili është parë tek hyrja e stadiumit ‘’Fadil Vokrri’’, bashkë me presidenten Osmani.
Kosova është duke e zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katari 2022” kundër Greqisë në Prishtinë.
Ndeshja po zhvillohet në prani të rreth 500 tifozëve në “Fadil Vokrri”. Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Gjeorgjisë para tri ditësh në udhëtim.

Kurti dhe Osmani në stadium për ta shikuar ndeshjen Kosovë-Greqi


