Kombëtarja e Shqipërisë sonte takohet me Hungarinë nga ora 18:00, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022.
Shqipëria e mirëpret Hungarinë në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e grupit I, shkruan GazetaBlic Sport.
Statistikat ndaj Hungarisë për kuqezinjtë nuk janë aspak të favorshme, pasi Shqipëria nuk ka fituar asnjë ndeshje ndaj tyre.
Shqipëria poashtu nuk i ka shënuar kurrë Hungarisë.
Në 6 ndeshje ndaj Hungarisë, Shqipëria ka humbur 5 takime dhe ka marrë një 1 barazim (0:0).
/GazetaBlic Sport


