Lajme

Aksident i rëndë, vdes një i ri

09/05/2021 13:51
nga:Gazeta Blic

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka vdekur i riu nga Gostivari, Evzal Selimi, raporton Gazeta Blic.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti i ka shprehur ngushëllime familjes Selimi, teksa ka bërë thirrje për kujdes gjatë vozitjes.

Shkrimi i plotë nga Ali Ahmeti:

I gjithë Gostivari dhe të gjithë ne sot me pabesi e pranuam lajmin për ikjen e parakohëshme të Evzal Selimit nga kjo jetë si pasojë e aksidentit të tmershëm.

Ju lutem të bëni kujdes maksimal sepse pasojat janë fatale.

Ngushëllime familjes dhe dashamirëve të Evzali, qoftë i parajsës.