Shqipëria do të përballet sot me Hungarinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ndeshja do të luhet në Elbasan Arena me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Para ndeshjes në Elbasan Arena ka folur trajneri i Hungarisë, Marco Rossi.
Ai tha se ekipi i udhëhequr nga ai do të kërkoj tre pikë të plota ndaj Shqipërisë.
“Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo para tri ditëve me Anglinë, pasi pësuam humbje ndaj një prej ekipeve më të mira në botë, por nuk më pëlqen të ankohem. Edhe Shqipëria vjen pas humbjes në Poloni, por rezultati nuk është pasqyrë e lojës.
Shqipëria ishte e pafat dhe pastaj ndeshja u vendos nga një si Lewandowski, që ishte personazhi kryesor i mbrëmjes. Që kur u hodh shorti, e dinim që me Shqipërinë na prisnin ndeshje të vështira dhe e tillë do të jetë sonte në “Elbasan Arena”. Pres një sfidë të ekuilibruar, por në fund dua që të largohemi me tre pikë. Edi Rejën e njoh dhe është një mik i mirë i imi. Edhe skuadrën shqiptare e njoh dhe e respektoj, por sonte duam të fitojmë”, deklaroi Rossi.
/GazetaBlic Sport/


