Sporti

PSG “nuhat” situatë të njëjtë me Donnarumman, gati sulmi për Kessie

09/05/2021 12:29
nga:E K

Franck Kessie refuzoi ofertën e Milanit për zgjatjen e kontratës dhe PSG po kërkon të përfitoj nga kjo situatë.

Pas nënshkrimit me ish portierin e Milanit, Donnarumma, PSG po shikon situatë të njëjtë edhe me lojtarin Kessie i cili ka refuzuar vazhimin e kontratës me Milan dhe po tentojnë ta sjellin në Francë me parametra zero, shkruan GazetaBlic Sport.

Kessie hodhi poshtë ofertën e fundit të kontratës së Milanit me vlerë 6.5 milionë euro në vit.

Kessie dëshiron 8 milionë euro në vit plus 2 milionë euro bonus, dhe PSG është e gatshme t’ia plotësojë kërkesat lojtarit.

/GazetaBlic Sport/