Lajme

Vdes veterani i UÇK-së dhe pjesëtar i FSK-së, Agron Spahiu

09/05/2021 11:21
nga:Gazeta Blic

Sot, pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Rexhep Spahiu, nga Kostërci i Skenderajt.

Spahiu ka qenë edhe oficer në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ngushëllime për vdekjen e Spahiut, ka shprehur edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

”

Shumë e nderuara Familje Spahiu,

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Agronin, veteranin e UÇK-së, majorin e TMK-së, atdhetarin dhe kontribuuesin e lirisë, shokun e mikun tonë të mirë. Agroni do të mbetet në kujtesën tonë i paharrueshëm si njeri me vlera të mëdha atdhetare e njerëzore, si mikpritës e dhëndër, i sinqertë e modest, i cili tërë jetën e pati me nder, me kujdes për të tjerët, edhe pse sëmundja e mundoi për një kohë të gjatë.Ngushëllime të sinqerta juve e nderuara Familje Spahiu, miqve dhe dashamirëve tuaj!”, ka shkruar Lladrovci.