Sporti

Lukaku: I thashë Inzaghit dua të largohem vetëm për shkak të Chelseas

09/04/2021 13:31
nga:E K

Lukaku u largua këtë verë nga Inter në drejtim të Chelseat.

Sulmuesi belg u transferua te skuadra angleze për një shumë prej 115 milionë euro të cilën e pagoi Chelsea te Inter për t’a lënë të lirë atë, shkruan GazetaBlic Sport.

Lukaku tregon për HLN se i kishte thënë Inzaghit se po largohet nga Inter vetëm për Chelsean.

“Kur Chelsea bëri ofertën e tyre të tretë e dija se ishte serioze dhe nuk isha më me kokën time në Milano. Chelsea ofroi 110 milionë euro plus Zappacostan, por Interi tha jo. Kështu që i thashë Simone Inzaghit: Interi më nxori nga ai vend, por unë dua të largohem vetëm për shkak të Chelseas”, tha Lukaku.

/GazetaBlic Sport/