Lajme

Nga 12 shtatori vaksinimi do të bëhet edhe të dielave

09/03/2021 17:21
nga:Y I

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën që është duke mbajtur për media ka njoftuar se MSH-ja ka marrë vendim që nga data 12 shtator vaksinimi i qytetarëve të bëhet edhe ditëve të diela.

Ministria Vitia ka thënë se përkundër një ulje të lehtë infektimeve numri vazhdon të mbetet i lartë.

“Deri tani, 600 mijë qytetarë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. Nga 12 shtator ne do te kemi vaksinim edhe të dielave. Numri i të infektuarve përkundër një rënie të lehtë vazhdon të jetë akoma i lartë. Deri tani janë bërë në total mbi 33 mijë teste… Prej atyre që janë të hospitalizuar dhe të konfirmuar me covid, 93 përqind e pacientëve kanë qenë të pavaksinuar”, tha Vitia para mediave përcjell Gazeta Blic.