Kombëtarja e Kosovës ka fituar me epërsi minimale me rezultat 0-1 ndaj Gjeorgjisë.
Goli i vetëm në takim u shënua nga lojtari i Gjeorgjisë, Davit Khocholava, shkruan GazetaBlic Sport.
Khocholava e dërgoi topin në portën e tij në minutën e 18’të pas një dueli me Vedat Muriqin i cili po mundohej të shfrytëzonte harkimin e Valon Berishës për të realizuar gol.
Sot ambasada e Amerikës në Kosovë ka përgëzuar ekipin kombëtar për fitoren e marrë mbrëmë ndaj Gjeorgjisë.
“Lojë e mrekullueshme dje! Urime ekipit të Kosovës për këtë fitore shumë të rëndësishme“, shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook.
Ja postimi:
/GazetaBlic Sport/


