Lajme

Qëndron Kastrati paraqet hulumtimin e “UBO Consulting”- Qeverisja jonë prinë me 14 pikë të përqindjes në dallim nga vendi i dytë

09/02/2021 17:49
nga:Y I

Qëndron Kastrati tashmë do të kandidojë edhe për një mandat në krye të Kamenicës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka publikuar hulumtimin e kompanisë UBO Consulting ku e rëndit si personin me më shumë përkrahje në hulumitimin e realizuar në periudhën 28-31 gusht 2021.

Ai ka thënë se qeverisja që ai përfaqëson prin me 14 pikë të përqindjes dallim nga vendi i dytë.

“Tashmë jemi në prag të fushatës zgjedhore, por përballë nesh kemi një situatë të rëndë me pandeminë, ndaj të cilës duhet të reagojmë bashkarisht dhe jam i bindur që do ta bëjmë” shkruan Kastarti në Facebook.

Postimi i plotë:

Projektet e reja zhvillimore, vazhdimi i atyre tashmë të nisura, transformimin që kemi bërë, nevoja për një mentalitet përparimtar modern me energji dhe i drejtë për të gjithë, më kanë bindur që duhet të kandidoj edhe për një mandat.

Kjo tashmë është e vërtetuar edhe empirikisht nga të dhënat e hulumtimit të realizuar nga kompania UBO Consulting. Këto rezultate na rrisin entuziasmin për punë e angazhim edhe më të madh.

Bashkangjitur i keni disa nga rezultatet e këtij hulumtimi i cili është realizuar në periudhën 28 – 31 gusht 2021. Kredibiliteti i kompanisë realizuese është tashmë i dëshmuar në disa palë zgjedhje radhazi.

Qeverisja jonë prinë me 14 pikë të përqindjes dallim nga vendi i dytë.
Tashmë jemi në prag të fushatës zgjedhore, por përballë nesh kemi një situatë të rëndë me pandeminë, ndaj të cilës duhet të reagojmë bashkarisht dhe jam i bindur që do ta bëjmë.