Sporti

Olivier Giroud pozitiv me COVID-19

09/02/2021 14:58
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit ka njoftuar se Olivier Giroud ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Klubi italian ka njoftuar se Giroud ka rezultuar pozitiv me virusin pas testeve të kryera. Gjiashtu Milan raporton se autoritetet shëndetësore janë njoftuar për testin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Giroud nuk ka pasur kontakt me asnjë prej lojtarëve që nga ndeshja e fundit ndaj Cagliarit në Serie A.

Sulmuesi francez e nisi mirë aventurën tek Milani, me dy gola në Serie A ndaj Cagliarit në fitoren 4:1.

/GazetaBlic Sport