Sporti

Griezmann pas largimit nga Barcelona: Kam dhënë gjithçka për këtë fanellë

09/01/2021 12:41
nga:L J

Aventura e Antoine Griezmann në Barcelonë ka marrë fund, por sulmuesi, i cili është kthyer në Atlético Madrid, la një mesazh lamtumirës në mediat sociale.

“Të dashur tifozë. Unë them lamtumirë duke ju falënderuar për dashurinë tuaj. Kam dhënë gjithçka për këtë fanellë. Unë isha pjesë e këtij klubi të madh dhe jam i trishtuar që nuk ju kam shijuar më shumë në tribuna, por krenar që kam qenë njëri prej jush”, ka shkruar golashënuesi francez në rrjetet sociale.

Griezmann u transferua tek Barcelona nga Atlético Madrid në vitin 2019, pasi klubi katalanas pagoi 120 milionë euro të klauzolës së tij të lirimit.

/GazetaBlic Sport