Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në qytetin e Deçanit, raporton Gazeta Blic.
Me të arrirë në vendngjarje të ekipeve të policisë dhe atyre mjekësorë, është konstatuar se i ndjeri kishte pasur shenja jete, por që i njejti ka vdekur rrugës për në spitalin e Pejës.
Dyshimet e para janë te vetëvrasja që mund të ketë bërë i ndjeri.
Rastin e konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 07:40 Policia është njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan gjendet një person ku fillimisht është menduar se është pa shenja jetë. Menjëherë Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku është njoftuar edhe Qendra e Mjekësisë Familjarë, e cila ka dal në vend të ngjarjes dhe ku është konstatuar se ka shenja jetë. Më pas ai është dërguar në spitalin Rajonal në Pejë dhe aty ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi.


