FC Barcelona dhe RB Leipzig kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit, Ilaix Moriba për 16 milionë euro, plus 6 milionë euro më pas.
Përveç kësaj, klubi i Barcelonës rezervon 10% të shitjes së ardhshme të ish lojtarit të saj, përcjell GazetaBlic Sport.
Ilaix Moriba arriti në FC Barcelona në vitin 2010.
Në fakt, sezonin e kaluar, nën drejtimin e Ronald Koeman, Ilaix pati mundësinë për të bërë debutimin e tij me ekipin e parë në moshën 18 vjeçare, në një ndeshje të Kupës kundër Cornellà.
Welcome to Leipzig, @IlaixMK! ?#HereWeGoMoriba #DeadlineDay pic.twitter.com/ml1cRgt1tC
— RB Leipzig English (@RBLeipzig_EN) August 31, 2021


