Sporti

Juventusi zyrtarizon transferimin e fundit, siguron shërbimet e talentit të madh

08/31/2021 16:09
nga:Mergim Rreci

Mohamed Ihattaren është futbollisti i fundit i transferuar nga skuadra e Juventusit.

Juventus ka zyrtarizuar blerjen e tij nga PSV Eindhoven, një ekip në të cilin ai u paraqit në grupmoshën e të rinjve, në një kontratë e cila do ta lidhë atë me klubin deri në vitin 2025, përcjell GazetaBlic Sport.

19-vjeçari është një mesfushor ofanziv i cili është shquet me lëvizje të shpejta që shoqërohen me teknikë të shkëlqyer. Ai mund të luajë në vijën e parë, por edhe të kalojë përgjatë gjithë fazës sulmuese.

Më 12 dhjetor 2019, ai u bë shënuesi më i ri i PSV në garat evropiane në moshën 17 vjeç dhe 303 ditë.