Lajme

Arritën edhe 55 mijë doza, MSH-ja: Pranojmë vaksina gati çdo të hënë

08/31/2021 15:33
nga:Q R

Të hënën në Kosovë ka arritur kontigjenti i radhës i vaksinave Pfizer.

Kjo është konfirmuar në një përgjigje për Klankosova.tv, edhe nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka bërë të ditur gjithashtu se sipas marrëveshjes që kanë me kompaninë e vaksinave, Pfizer, pranojnë kontigjente vaksinash gati çdo të hënë.

“MSH, sipas kontratës me Pfizer, merr kontigjente të vaksinave pothuajse çdo të hënë”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se posedojnë mjaftueshëm vaksina.

“Ministria ka një stok të konsiderueshëm të vaksinave, sikur e ka bërë të ditur edhe ministri Vitia, në konferencën për media”, kanë thënë nga kjo ministri, njofton Gazeta Blic.

Kjo është mosha e 26 viktima nga koronavirusi, në 24 orët e fundit