Sporti

Jorginho për Topin e Artë: “Unë po ju lë juve të flisni, unë thjesht i shijoj momentet”

08/31/2021 15:21
nga:Lorik J

Duke folur sot në një konferencë shtypi para ndeshjeve të kombëtares së Italisë, Jorginho foli paksa edhe për trofeun më prestigjoz individual në futboll, Topin e Artë.

Jorginho fitoi çminin si lojtari më i mirë i vitit të kaluar nga FIFA, ndërsa tani shihet si pretendent kryesor për  ta fituar Topin e Artë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne jemi të lumtur pas asaj që kemi bërë, por gjithmonë duhet të jemi të përulur”, tha fillimisht Jorginho.

“Për Topin e Artë po ju lejoj juve të flisni, unë vetëm përpiqem të jetoj momentet. Kanë mbetur edhe pak muaj për atë vendim dhe mendoj për të tashmen, dua ta shijoj këtë moment me ata që më rrethojnë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport