Sporti

Jerome Boateng mund të përballet sërish me Messin, afër transferimit në Ligue 1

08/31/2021 14:22
nga:Lorik J

Lyon është në bisedime për të transferuar me ish-qendërmbrojtësin e Bayern Munich, Jerome Boateng.

Trajneri i klubit, Peter Bosz po kërkon një mbrojtës me përvojë për ekipin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, nuk ka presion për të përfunduar marrëveshjen sot pasi Boateng është aktualisht një lojtar i lirë.

Në momentet e para ka optimizëm dhe marrëveshja mund të mbyllet së shpejti.

/GazetaBlic Sport