Sporti

Besart Ibrahimi largohet përfundimisht nga Shkëndija!

08/31/2021 13:17
nga:L J

Besart Ibrahimi është ndarë përfundimisht me skuadrën e Shkëndijes.

Ibrahimi i cili është edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në skuadrën shqiptare, kanë përfunduar kapitullin duke e mbyllu atë me marrëveshje të dyanshme.

34 vjeçari që nga viti 2015 ka qenë pjesë e kuqezinjëve, derisa ka realizuar një numër të madh golash gjithsej 147 derisa e ka marrë edhe epitetin “Mbreti i golave”.

Klubi i Shkëndijes e ka falënderuar sulmuesin për kontributin e tij që ka bërë për këtë skuadër:

“Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë, Besart. Faleminderit për të gjitha momentet e mira, për kontributin tënd në fanellën kuqezi. Të dëshirojmë shumë suksese në karrierën tënde si futbollist”, thuhet nder tjera nga Shkëndija.

Ndërsa futbollisti me anë të një postimi në rrjetin e tij social ka theksuar se është krenar dhe nder i tij i madh që ka kontribuar për kuqezinjët.

Nder tjera katër herë fituesi i golashënuesit më të mirë në Maqedoninë e Veriut, ka përcjellur konsiderata për të gjithë ata që ka bashkëpunuar që nga viti 2015.

“Falemenderim deri te të gjithë për mbështetjen brenda këtyre viteve, mirënjohje e pafund për mbështetësit e Shkëndijës në krye me “Ballistët” që më dhuruan momente të paharruara.

Me këtë rast dua të përcjell konsideratat më të sinqerta deri te gjithë ata me të cilët bashkëpunova në Shkëndijë gjatë këtyre viteve, bashkojtarë, trajnerë, ekip mjekësorë, ekonomat, administratë, kryesi e kryetarë”, tha nder tjera Ibraimi.

34 vjeçari ka një karrierë të madhe mbi supet e tij, derisa me parë ka luajtur për shumë skuadra të ndryshme në Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë, kurse ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës së madhe gjermane Schalke 04.