Sporti

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaçi ftohet nga Challandes për ndeshjet e shtatorit

08/31/2021 12:29
nga:L J

Futbollisti i Superligës së Kosovës, Armend Thaçi është ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, që t’i bashkohet Kombëtares A për ndeshjet e shtatorit.

Futbollisti i FC Ballkanit sot po merr pjesë në stërvitjen e dytë që Dardanët po mbajnë në “Fadil Vokrri”, njofton FFK, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo njëherësh është stërvitja e fundit në Prishtinë para nisjes për në Gjeorgji.

Ekspedita e Kombëtares udhëton nesër në mëngjes në Batumi, ku të enjten do të përballet me kombëtaren gjeorgjiane.