Sporti

Bellerin transferohet tek klubi i njohur i La Ligas

08/31/2021 08:50
nga:Lorik J

Mbrojtësi i djathtë Hector Bellerín do të përfaqësojë në La Liga tek skuadra e Real Betis.

Lojtari i Arsenalit do të kryejë testet e tij mjekësore në Seville këtë mëngjes dhe do të zyrtarizohet nga Verdiblancos, përcjell GazetaBlic Sport.

Largimi i tij do të bëjë që Arsenali të ketë pak opsione në mbrojtjen e djathtë, me Ainsley Maitland-Niles gjithashtu që pritet të largohet sot.

/GazetaBlic Sport