Sporti

Milani arrin marrëveshje me Messias, gjithçka zyrtarizohet sot

08/31/2021 08:34
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit ka arritur marrëveshje me sulmuesin anësor të Crotones, Messias Jr.

Pas bisedimeve të gjata, të dy skuadrat kanë gjetur një marrëveshje për transferimin e lojtarit, e cila do të vijë me formulën e huazimit, me një kosto prej 2.6 milion euro, me një të drejtë blerje prej 5.4 milionë, përcjell GazetaBlic Sport.

Vrenna, president i Crotone e konfirmoi këtë transferim duke thënë për Sky Sports:

“Do të shihni se çfarë do të bëjë ai në Milano”.

/GazetaBlic Sport