Lajme

Kjo është mosha e 20 viktimave të fundit nga koronavirusi

08/30/2021 15:30
nga:Gazeta Blic

20 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit nga infektimi me koronavirus, raporton Gazeta Blic.

7 viktima janë të moshës mbi 80 vjeçare, 5 të asaj prej 70 deri në 79 vjeç, 5 tjerë të grupmoshës 60-69, 1 viktimë nga grupmosha 50-59 dhe 2 prej grupmoshës 40-49.

Kjo është bërë e ditur në raportin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 932 raste të reja pozitive me koronavirus.

20 të vdekur dhe 932 raste të reja pozitive